E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iran/ Mottaki: Amerikanët shkelën ilegalisht kufirin

Ministri i Jashtëm iranian, Manoucher Mottaki ka deklaruar se tre amerikanët që dyshohen për spiunazh kanë hyrë në territorin iranian ilegalisht. Motaki është shprehur për mediat në Teheran se akuzat e tjera ndaj treshes janë ende në investigim e sipër. SHBA kanë bërë thirrje për një lirim të shpejtë të Shane Bauer, Sarah Shourd dhe Josh Fattal, të cilët hynë në Iran nga kufiri tokësor me Irakun në muajin korrik.
Ndërsa familjet e tyre deklarojnë se tre të rinjtë po marshonin dhe kaluan kufirin për në Iran aksidentalisht.
Por Mottaki është i palëvizshëm në publikimin e qëndrimit të Teheranit zyrtar. "Kalimi ilegal i kufijve të Iranit është fyerja më e rëndë që është kryer", ka deklaruar ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›