E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA: Zgjedhjet test për maturinë e Kosovës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i shohin zgjedhjet lokale në Kosovë si një test të rëndësishëm për pjekurinë dhe maturinë e mëtejshme të shtetit më të ri të Europës. Zgjedhjet e fundjavës janë edhe një rast për të bindur skeptikët që ende nuk e kanë njohur Kosovën, se një demokraci e qëndrueshme në zemër të Ballkanit i kontribuon edhe stabilitetit rajonal - vlerësojnë ekspertët. Januz Bugajski nga Qendra për Studime Strategjike në Uashington, thotë se sfida më e madhe gjatë vitit të ardhshëm për Kosovën do të jetë ruajtja e stabilitetit social në këto kohë të vështira ekonomike. "Zgjedhjet e pastra janë tw rwndwsishme për ruajtjen e besimit të publikut si dhe të suksesit të Kosovës si shtet dhe përfundimisht si anëtare e organizatave kryesore ndërkombëtare përfshirë edhe Kombet e Bashkuara," thotë Bugajski. Ndërkaq Uashingtoni zyrtar mendon se zgjedhjet lokale paraqesin edhe një moment historik për Kosovën, sepse janë të parat që organizohen për komunat e reja që krijohen sipas planit Ahisari mbi procesin e decentralizimit. Ndwrkaq me herwt Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bwri tw ditur se ka marrë të gjitha masat për organizimin normal të zgjedhjeve lokale të 15 nëntorit në Kosovë. Një listë alternative prej 74 qendrash votimi është hartuar për komunat me shumicë serbe, të cilat mund të nevojiten në rast se do të ketë ndonjë problem me vendvotimet. Mbi 1.5 milionë kosovarë kanë të drejtën e votës në zgjedhjet lokale të 15 nëntorit

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›