E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Emri", Franca inkurajon Athinën dhe Shkupin

Parisi zyrtar ka inkurajuar Shkupin dhe Athinën që të angazhohen seriozisht në negociatat për çështjen e emrit, në mënyrë që të arrihet sa më shpejt zgjidhja.
Përmes një mesazhi, Ministria e Jashtme franceze ka shprehur mbështetjen e saj ndaj ambicjeve integruese të Maqedonisë.
"Dëshirojmë që negociatat mes Athinës dhe Shkupit të mbyllen me një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët, që t'i hapë rrugë afrimit të Maqedonisë me familjen evropiane", thuhet në mesazh.
Ndër të tjera Parisi zyrtar ka përshëndetur edhe marrëveshjen e fundit mes Maqedonisë dhe Kosovës për shënimin e vijës kufitare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›