SHBA/ Ekzekutim për vrasësin që terrorizoi Uashingtonin në vitin 2002
Personi që organizoi një sërë vrasjesh në zonën metropolitane të Uashingtonit shtatë vjet më parë do të ekzekutohet sonte.
Xhon Allen Muhamed do të ekzekutohet me injeksion vdekjeprurës në shtetin e Virxhinias për vrasjen e një burri në një stacion benzine, rreth 50 kilometra larg Uashingtonit.
Guvernatori i Virxhinias, Timothi Kejn nuk i fali jetën këtij personi, duke i hapur rrugën ekzekutimit të tij.
Avokatët e Muhamedit i kishin kërkuar guvernatorit t'i falte atij jetën dhe dënimi të kthehej në burgim të përjetshëm, duke argumentuar se klienti i tyre është i sëmurë psikik.
Muhamedi dhe bashkëpunëtori i tij, Li Bojd Malvo, vranë 10 vetë gjatë një masakre që zgjati tre javë në Virxhinia, Uashington dhe Meriland në vitin 2002.
Vrasjet e tronditën thellë zonën e Uashingtonit, pasi viktimat ishin njerëz që në momentin e ekzekutimit ndodheshin jashtë shtëpisë për të kryer punët e përditëshme.