New York, i armatosuri merr peng drejtorin e shkollës
Një person i armatosur ka hyrë me forcë në një lice në Pine Plains, në New York, duke marrë peng drejtorin e institucionit. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat lokale. Sipas autoriteteve, disa orë më pas është kapur nga policia pa ndonjë incident ndërkohë që pengu është liruar pa u dëmtuar.
Më përpara të njëjtat burime kishin siguruar se të gjithë studentët ishin jashtë rrezikut dhe se policia kishte hyrë në ndërtesë dhe po negocionte në telefon me pengmarrësin.
Më përpara të njëjtat burime kishin siguruar se të gjithë studentët ishin jashtë rrezikut dhe se policia kishte hyrë në ndërtesë dhe po negocionte në telefon me pengmarrësin.