Itali/ Një i vdekur dhe 20 të plagosur nga moti i keq
Tjetër katastrofë natyrore ka ndodhur në Itali, saktesisht në një qytet si Iskia. Rrëshqitje masive dheu të zbritura nga mali, i kanë marrë jetën një 15-vjeçareje dhe plagosur mbi 20 persona, një prej të cilëve është në gjendje të rëndë shëndetësore. Masivi i baltës e dheut që ka përfunduar në det ka marrë me vete dhjetra automjete, në të cilat kishte shumë fëmijë që sapo ishin kthyer nga shkollat me prindërit. Ekipet e shpëtimit mbërritën me urgjencë në vendngjarje dhe u vunë në kërkim të personave të mundshëm që mund të kishin rënë në det. Një fëmijë i vogël që dyshohej se ishte zhdukur u gjet shëndosh e mirë.