E Diel, 1 Nëntor 2026

Iran/ Organizata ndërkombëtare akuzohen për përfshirje në një "luftë të butë"

Irani ka akuzuar disa organizata ndërkombëtare për përfshirje në një "luftë të butë" në Iran dhe se kanë luajtur rol në trazirat pas zgjedhore të qershorit të 2009-ës .
Ministria e Inteligjencës ka shpallur emrat e afërsisht 60 mediave dhe organizatave të tjera të Shteteve të Bashkuara, përfshirë edhe Radion Evropa e Lirë. Në këtë listë gjenden edhe BBC, Instituti për shoqëri të hapur i filantropistit amerikan, Xhorxh Soros, pastaj organizatat Human Rights Watch, Freedom House, e të tjera. Zëvendës ministri për Inteligjencë i Iranit, për çështjet ndërkombëtare, i ka akuzuar grupet se po punojnë kundër regjimit iranian dhe se kontaktet dhe bashkëpunimi me këto organizata është i ndaluar. Një përfaqësues i një organizate nga Holanda i ka hedhur poshtë akuzat kundër grupit, i cili ka punuar për të drejtat e grave dhe për çështjet e sëmundjes HIV/AIDS me grupet lokale të shoqërisë civile në Iran.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›