Iran Rohani prezanton emrat e rinj te kabinetit qeverises

Më pak përfaqësues të Pasdaran, më shumë të moderuar dhe asnjë grua. Presidenti i ri iranian, Hassan Rohani, ka reduktuar praninë e Rojeve të Revolucionit islamik në qeverinë e re të vendit.
Rohani ka prezantuar në parlament listën me emrat e 18 ministrave. Skuadra qeverisëse e propozuar nga presidenti i moderuar përfaqëson një lloj koalicioni të gjerë. 6 ministra i përkasin frontit konservator që mban dikasterin e drejtësisë, atë të brendshëm dhe shërbimin e inteligjencës. Tetë të moderuar dhe katër teknikë mes të cilëve dhe ministrat e Naftës dhe të Edukimit, që përfaqësojnë dhe krahun reformator, pranë Revolucionit të Gjelbër të vitit 2009.
Janë përjashtuar të gjithë anëtarët e ekzekutivit të mëparshëm që drejthej nga Ahmadinexhad, dhe nga ana tjetër janë të shumtë ata që mbështesin ish presidentin Rafsanjani, një nga partizanët e tregtisë ndërkombëtare. Sipas kushtetutës iraniane, parlamenti duhet të votojë emrat e rinj brenda tre ditëve.