Sa e njohim Aleks Budën? Themeluesi i Akademisë së Shkencave, një i panjohur
Profesor i nderuar dhe njëkohësisht kryetari i parë i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në vitin 1972. Ky është Aleks Buda, një studiues i paepur i historisë së popullit shqiptar, veçanërisht në fushën e historisë mesjetare dhe Rilindjes Kombëtare.
Fotografia e tij bie në sy sapo ngjit shkallët e fakultetit "Histori-Filologji", por ajo çka mbetet për të ardhur keq është pikërisht mosnjohja e kësaj figure të ndritur nga brezi i ri .
Aleks Buda lindi në Elbasan në vitin 1911 dhe ndërroi jete në Tiranë në vitin 1993. Prof.Buda është shkolluar në Itali dhe Austri.
Ai është bashkautor dhe redaktor përgjegjës i tekstit të "Historisë së Shqipërisë vëllimi I" dhe autor i disa studimeve për periudha të ndryshme të Historisë së Shqipërisë, sidomos për atë të "Skënderbeut", për entrogjenezën e popullit shqiptar si dhe autor i shumë shkrimeve publicistike. Buda ka shkruar edhe hyrjen 18-faqesh të botimit të veprës së Marin Barletit, "Rrethimi i Shkodrës", e cila u përkthye nga Henrik Lacaj dhe u botua në Tiranë në vitin 1967.
Fatin e profesor Budës e kanë edhe dhjetra personalitete të tjerë shqiptarë, ndërsa një gjë është e sigurt, nuk dihet se kur studentët e rinj do të mund të njohin figurat e shquara të vendit tonë.