Iran, akuza ndaj Perëndimit për luftë ekonomike

Irani ka akuzuar Perëndimin se po bën “luftë ekonomike” kundër tij. Ministri i Ekonomisë, Shamsedin Hoseini, tha se “armiqtë e regjimit të Republikës Islamike nuk kanë qenë në gjendje të sulmojnë popullin dhe tani duan të sulmojnë ekonominë”.
Komentet e tij vijnë pas konfirmimit të diplomatëve evropianë se ekziston një marrëveshje paraprake për embargo të importeve të naftës nga Irani.
Ministri i Jashtëm francez, Allen Zhype, ka deklaruar se vendimi përfundimtar do të merret në samitin e ministrave të jashtëm të BE-së, që do të mbahet më 30 janar. Shtetet e Bashkuara e kanë mirëpritur hapin e Bashkimit Evropian.
Irani eksporton rreth 18 për qind të naftës së tij në Bashkimin Evropian, duke e bërë bllokun destinacionin e dytë më të madh pas Kinës.