Turk emëron kryeministrin e qeverisë sllovene

Presidenti slloven, Danillo Turk, ka emëruar ish-kryebashkiakun e Lubjanës, Zoran Jankoviç, si kryeministër të Qeverisë së ardhshme të Sllovenisë.
Partia e tij ka fituar në zgjedhjet të 4 dhjetorit, por nuk e ka arritur të mbledhë shumicën absolute.
Javën e ardhshme, Parlamentit i mbetet të konfirmojë Jankoviç si kryeministër, ndërsa më pas Jankoviçi do të ketë 15 ditë kohë për të propozuar kabinetin.
Analistët shprehen se do të ketë vështirësi për formimin e kualicionit, me të cilin do të siguronte shumicën në parlament.