E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, Obama shpalos strategjinë e re ushtarake për 2012

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka shpalosur strategjinë e re për ushtrinë amerikane.

Sipas këtij planifikimi do të ketë zvogëlim të forcave tokësore të SHBA-së, duke zhvendosur përqendrimin në rajonin e Azi-Paqësorit.

“Ne do ta forcojmë prezencën tonë në Azi-Paqësor dhe reduktimet e buxhetit nuk do të bien mbi kurrizin e këtij rajoni kritik. Ne do të vazhdojmë të investojmë në partneritetet dhe në aleancat tona kritike... Ne do të qëndrojmë vigjilentë, sidomos në Lindjen e Mesme”, ka thënë Obama.

Në një konferencë për media të Pentagonit, presidenti amerikan tha se ushtria do të riorganizohet me kalimin e kohës.

Politika e re vë theksin mbi luftën kundër terrorizmit, mbrojtjen e tokës amerikane dhe parandalon agresionin e ndonjë kundërshtari të mundshëm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›