E Diel, 1 Nëntor 2026

Militantët talebanë lirojnë 17 fëmijët pakistanezë

Burimet zyrtare bëjnë të ditur se militantët talebanë të Afganistanit kanë liruar 17 fëmijë pakistanezë, të cilët ishin rrëmbyer vitin e kaluar, pas kalimit të kufirit mes dy vendeve.

Grupi prej 20 fëmijësh nga qarku fisnor i Bajaurit po vizitonte zonën Ghaki, pas një kodrinë piktoreske gjatë pushimeve të Fiter Bajramit, kur u fut në provincën Kunar të Afganistanit dhe u mor nga militantët.

Muajin e kaluar tre fëmijë të tjerë janë liruar nga rrëmbyesit për t`iu ribashkuar familjeve të tyre muajin e kaluar.

Zyrtarët e Bajaurit thonë se po bëhen përgatitje për t`i kthyer fëmijët e sapoliruar nga Afganistani. Ata nuk kanë dhënë hollësi se si ka ardhur deri te marrëveshja për lirimin e pengjeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›