Egjipt, Prokuroria kërkon dënim me vdekje për Mubarak

Ka vijuar edhe sot seanca e radhës ndaj gjyqit kundër ish-presidentit egjiptian, Hosni Mubarak. Ashtu si edhe herët e tjera, Mubarak është paraqitur në sallën e gjyqit me barrelë, për shkak të gjendjes së tj shëndetësore, e cila është përkeqësuar shumë kohët e fundit.
Lajmi i fundit që vjen nga Egjipti tregon se në seancën e sotme, Prokuroria ka kërkuar masën e arrestit, "dënim me vdekje" për ish-diktatorin egjiptian, Hosni Mubarak, ku prokurori Mustafa Khater i tha gjykatës se “ligji parashikon dënimin me vdekje për vrasjet me paramendim”.
Por së bashku me Mubarak, Prokuroria ka kërkuar dënim me vdekje edhe për ish-ministrin e Brendshëm të Egjiptit, Habib el Adli dhe për gjashtë bashkëpunëtorët e tij.
Dje, prokurori Mustafa Suleimane e akuzoi Mubarakun se ka urdhëruar vrasjen e manifestuesve gjatë protestës më të madhe të zhvilluar në sheshin Tahrir.
Në kërkesën e Prokurorisë për dënimin me vdekje të ish-presidentit egjiptian, Hosni Mubarak, Prokuroria e cilëson si fajtor për vrasjen e qindra protestuesve.