Medvedev: "Obama të vijë me propozime konkrete për raketat"
Rusia pret "propozime konkrete" nga ana e Presidentit amerikan, Barak Obama, për të zgjidhur mosmarrëveshjet lidhur me mbrojtjen kundër raketave. Deklarata u bë publike dje nga Presidenti rus, Dimitri Medvedev, gjatë një interviste për mediat spanjolle. "Kam shpresë që administrata e re amerikane mbi këtë argument të tregohet më e mençur dhe të sillet më miqësisht me ne", tha numri një i Rusisë gjatë intervistës.
"Kemi marrë një seri sinjalesh pozitive nga ana e kolegëve amerikanë. Presim që këto sinjale pozitive të përkthehen në propozime konkrete", vazhdoi Medvedev, duke shtuar se shpresonte që mbi këtë temë të diskutohej edhe gjatë takimit të tij me Presidentin Barak Obama, gjatë samitit të grupit G20 në Londër, i cili do të mbahet më 2 prill.
Mosmarrëveshjet mes Rusisë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbi këtë pikë e kanë zanafillën te plani i administratës "Bush" për instalimin e një sistemi inerceptorësh raketash nukleare në territoret e Republikës Çeke dhe të Polonisë. Plani ngjalli menjëherë reagime zemërimi nga ana e Moskës, e cila ndihet e kërcënuar drejtpërdrejt nga një veprim i tillë.