Braun: Hetim mbi hyrjen në luftën në Irakut
Londër - Kryeministri britanik Gordon Braun njoftoi për hapjen e një hetimi mbi hyrjen e Britanisë së Madhe në luftën në Irak. Lajmi raportohet nga mediet e këtij vendi, të cilat theksojnë se hetimet do të përfshijnë periudhën nga viti 2001 deri në korrik të këtij viti, kohë që korrespondon me tërheqjen e trupave nga Iraku.
“Hetimi do të jetë i pavarur, por me dyer të mbyllura për të shmangur vënien në rrezik të sigurisë kombëtare, duke nxjerrë informacione të rezervuara”, theksoi kryeministri Braun.
Ai garantoi se komisioni hetimor do të ketë në dispozicion të gjitha dokumentet zyrtare.