E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iran, arrestohen pesë britanikë të cilët udhëtonin me jaht

Sekretari i jashtëm britanik David Miliband tha të hënën se pesë britanikë u arrestuan me jahtin e tyre në ujërat e Iranit.
Miliband than në një deklaratë se jahti i cili po udhëtonte nga Bahreini për në Dubai, u ndal nga anijet iraniane detare më 25 nëntor.
Gjithashtu sekretari i jashtëm britanik shtoi se pesë anëtarët e ekuipazhit ishin ende në Iran të sigurtë dhe shëndosh e mire. Ndërkohë janë informuar dhe familjet e tyre.
"Unë shpresoj që kjo çështje do të zgjidhet shumë shpejti. Ne do të qëndrojmë në kontakte të ngushta me autoritetet iraniane, si edhe me familjet e pesë të arrestuarve"-përfundoi Miliband.
Marrëdhëniet mes Britanisë dhe Iranit në vitet e fundit kanë qënë të tensionuara mbi një varg çështjesh siç janë programi bërthamor i Teheranit si dhe akuzat e Iranit për përfshirje të britanikëve në dhunën pas zgjedhore në qershor të këtij viti.
Në mars të vitit 2007, marrëdhëniet midis Teheranit dhe Londrës nuk qenë të mira pasi forcat iraniane arrestuan shtatë marinsa në zonën ujore që ndan Iranin dhe Irakun në Shatt al-Arab. Ata u liruan një muaj më pas të padëmtuar si një dhuratë nga Presidenti Mahmoud Ahmadinejad i cili kritikoi Britaninë se ishte gabim.
Të shtunën Miliband u rreshtua përkrah shteteve që kundërshtonin ndërtimin e 10 centraleve bërthamore për pasurimin e uraniumit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›