E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gago dëshiron të largohet nga Reali

Mesfushori argjentinas Fernando Gago nuk është i kënaqur në Real Madrid dhe dëshiron të largohet në afatin kalimtar të janarit.

Argjentinasi është i pakënaqur me mosaktivizimin e tij këtë sezon dhe i ka thënë agjentit të tij t'ua bëjë këtë të ditur drejtuesve të klubit.

Gago nuk është marrë parasysh as për ndeshjen e të dielës kundër Barcelonës dhe tash është i gatshëm të largohet që në janar. Milani dhe Fiorentina janë dy prej ekipeve italiane të interesuara në mesfushorin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›