E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iran, kërkesë për përsëritjen e zgjedhjeve

Teheran - Shtohet edhe një zë tjetër nga Irani për ripërsëritjen e zgjedhjeve. I fundit është njëri nga kandidatët për president, ish kryetari i parlamentit iranian, Mehdi Kerrubi i cili kërkon anulimin e zgjedhjeve të 12 qershorit.

Në letrën që i dërgoi Këshillit për Mbrojtjen Kushtetutës, Kerrubi kërkoi anulimin e zgjedhjeve të 12 qershorit për kryetar shteti dhe përsëritjen e tyre.

Kandidati reformator Mir Husejn Musavi dhe konservatori Muhsin Rizai patë refuzuar pranimin e rezultatit duke kërkuar përsëritjen e zgjedhjeve.

Në mbledhjen që do të organizohet nga ana e Këshillit për Mbrojtjen e Kushtetutës për të shqyrtuar ankesat në lidhje me zgjedhjet do të marrin pjesë edhe kandidatët Musavi, Kerrubi dhe Rizai.

Ndërkohë bëhet e ditur se politikani opozitar Ibrahim Jezdi i arrestuar dje, sot u la i lirë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›