E Shtunë, 31 Tetor 2026

1.9 milionë dollarë për 24 këngë

Minesota- Një gjykatë e Minesotës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka gjobitur me 1.9 milionë dollarë një grua 32 vjeçare pasi kishte shkarkuar nga interneti në rrugë joligjore 24 këngë.

Gjykata e shpalli fajtore Jammie Thomas-Rasset, nënë e katër fëmijëve. Avokati i Rasset deklaroi se ishte hera e parë që hapej një çështje e tillë gjyqësore. Ndërkohë 32 vjeçarja Jammie Thomas-Rasset deklaroi se ishte shokuar kur kishte marrë vesh për gjobën.

Në këtë mënyrë, gruaja që shkarkoi nga interneti 24 këngë të NO Doubt, Sheryl Crow dhe Linkin Park, i bie të paguajë plot 80 mijë dollarë gjobë në vend të 99 centëve që mund të shkarkoheshin këto këngë.

Thomas-Rasset ishte gjobitur me 220 mijë dollarë në seancën e parë gjyqësore, por gjykatësi pati kërkuar një tjetër seancë në 2007. Unioni i Industrisë së Regjistrimeve në Amerikë shprehu kënaqësinë nga ky përfundim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›