E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA pranon vrasjen e civilëve në Afgansitan

Ushtria amerikane e pranoi se disa gabime mund të kenë qenë 'ndoshta" në origjinë të gafës së kryer në fillimit të majit në perëndim të Afganistanit, duke vlerësuar se 26 civilë ishin vrarë gjatë bombardimeve, ndërsa qeveria afgane ka hedhur shifrën e 140 të vrarëve. Tre sulme të kryera nga një avion bombardues B-1 më 4 maj "nuk respektuan të gjitha linjat e sjelljes specifike në fushën e luftimit", ishte përfundimi i hetimit ushtarak, një përmbledhje e të cilit u botua nga Pentagoni. Kjo thyerje e rregullave "ka patur si rrjedhojë viktima civile", sipas këtij dokumenti. Bilanci i 26 civilëve të vrarë nga ushtria amerikane është shumë më i ulët nga ai i autoriteteve afgane, por Uashingtoni e pranon se shifra e saktë e viktimave mund të jetë më e lartë. "Askush nuk mund të përcaktojë asnjëherë me siguri numrin e viktimave të 4 majit", shkruajnë autorët e raportit të hetimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›