Gripi i derrit mbërrin edhe në Etiopi
Addis Ababa - Virusi A/ H1N1 që i hap rrugë edhe gripit të derrit arrin në Etiopi duke çuar në 90 numrin e shteteve të prekura nga ky virus. Ministri i Shëndetësisë së Etiopisë Tewedros Adhanhom, në deklaratën për shtyp bëri të ditur se vendi i tyre ka qenë i paprekur nga ky virus që nga koha e shfaqjes së parë në Meksikë, por fatkeqësisht, shtoi ai, kemi konfirmuar dy raste të prekura nga ky virus në vend.
Dy vajza që studionin në SHBA dhe që ishin kthyer në vendlindje për pushime ishin të infektuarat e para. Adhanhom bëri të ditur se kishin ilaçe të mjaftueshme për 100 mijë pacientë.
Etiopia bëhet kështu vendi i dytë në rajon pas Republikës së Afrikës së Jugut.