Gjermani trazira prej ngrices

Zjarrëfikësit e Berlinit kanë shpallur gjendjen e emergjencës, pasi ngrica dhe breshëri kanë goditur qytetin gjatë dy ditëve të fundit, raportuan mediat gjermane gjatë mesditës.
Autoritetet i kanë bërë thirrje të gjithë gjermanëve që të mos lëvizin nuk janë të detyruar. 30 persona mbetën të plagosur një ditë më parë, pas një aksidenti masiv në një autostradë.
Shërbimet meteoroligje bëjnë me dije se më shumë stuhi dhe temperatura nën zero pritet të godasin vendin në ditët në vazhdim. Aeroporti kryesor i Berlinit qëndroi i mbyllur gjatë mëngjesit.
Zjarrëfikësit raportuan për 170 incidente me të lënduar deri tani gjatë ditës, ndërsa të mërkurën në total ndodhën 130 ngjarje të tilla në shkallë kombëtare. 20 ambulanca shtesë janë vënë në shërbim në kryeqytetin gjerman.