Iran, asnjë mundësi për anulim të zgjedhjeve

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-Mun ka bërë thirrje që t'u jepet fund arrestimeve, kërcënimeve dhe përdorimit të forcës kundër civilëve në Iran pas zgjedhjeve të kontestuara presidenciale. Deklarata e kreut të OKB-së erdhi pasi forcat e sigurisë në Teheran, përsëri shtypën rreth 200 protestues, të cilët i bënin homazhe një gruaje, vrasja e së cilës u xhirua dhe pamjet u shfaqën në tërë botën.
Garda Revolucionare është kërcënuar se do të shtypë çdo protestë të ardhshme kundër zgjedhjeve në Iran. Ndërkaq, Këshilli Mbikqyrës në Iran ka përjashtuar mundësinë për anulimin e e rezultateve të zgjedhjeve presidenciale, duke thënë se parregullsitë janë regjistruar para votimit dhe jo gjatë apo pas procesit zgjedhor. Njoftimet janë dhënë nga "Press Tv", një media e financuar nga qeveria iraniane. "Nëse do të kishte probleme madhore gjatë zjgedhjeve, Këshilli i Rojeve ose Këshilli Mbikqyrës mund të vendoste për anulimin e procesit, në një qendër, qark apo edhe me gjerë", sqaron zëdhënësi i këshillit, Abaz Ali Kadkhodaei, por sipas tij nuk ka patur probleme për të arritur në një masë të tillë. "Për fat të mirë, në zgjedhjet e fundit presidenciale ne nuk gjetëm asnjë dëshmitar që të tregonte apo të fliste për mashtrime apo shkelje të mëdha në zgjedhje. Prandaj, nuk ka asnjë mundësi të marrin një vendim për anulim të zgjedhjeve", shtoi ai. Ndërkaq protestat në Iran, nuk kanë të ndalur, për Musavin ato janë të ligjshme, por njëkohësisht ai i ka kërkuar manifestuesve që të mos precipitojnë në dhunë. Demostrimet e shumta janë shtypur nga regjimi aktual. Ndërsa Europa ushtron presion mbi ambasadorët deri sa të zbutet represioni. Edhe Ban Ki Mun i bëri thirrje autoriteteve iraniane që të respektojnë të drejtat themelore qytetare, veçanërisht lirinë e grumbullimit dhe atë të shprehjes.
Më herët, ka pasur përleshje në kryeqytetin Teheran mes policisë dhe demostruesve që protestojnë kundër zgjedhjeve të debatueshme presidenciale. Mitingu i opozitës ndodhi pavarësisht një paralajmërimi të bërë nga Rojet Revolucionare se protestuesit do të ndeshen me atë që e cilësuan konfrontim revolucionar.