Ndërkombëtarët: Serbia nuk do ndërhyjë në decentralizimin e Kosovës
Asnjë kërkesë e Serbisë me të cilën synohet ndryshimi i kompetencave të qeverisë së Kosovës dhe ICO-s në procesin e decentralizimit, nuk mund të pranohet, bëjnë të ditur zyrtarë qeveritarë kosovarë dhe ata të pranisë ndërkombëtare. Sipas tyre, Beogradi mund të bashkëpunojë, por jo edhe të marrë kompetenca në zbatimin e decentralizimit në Kosovë. Duke iu përgjigjur një kërkese të qeverisë së Serbisë, sipas së cilës kërkohet caktimi i një përfaqësuesi neutral ndërkombëtar që të marrë rolin e një ndërmjetësi mes Serbisë dhe Kosovës, në lidhje me zbatimin e decentralizimit, ministri i Pushtetit Lokal në qeverinë e Kosovës, Sadri Ferati, ka deklaruar për radion Evropa e Lirë" se, "asnjë kërkesë që ka të bëjë me ndryshimin e kompetencave të qeverisë së Kosovës për zbatimin e decentralizimit, nuk mund të diskutohet fare". Ndërsa roli i Beogradit, sipas tij, mund të jetë i pranueshëm vetëm në cilësinë e bashkëpunimit dhe marrjes së informacioneve, por jo edhe të ndryshimeve në dispozitat e Pakos së Ahtisaarit, ku flitet për decentralizimin. "Por, Paketa e Ahtisaarit është e pandryshueshme dhe duhet të implementohet e tëra në gjithë territorin e Republikës së Kosovës", tha Ferati.
Procesi i decentralizimit zbatohet në Kosovë nga qeveria si dhe autoritetet lokale nën mbikëqyrjen e ICO-së. Shefi i Zyrës për informim në ICO, Andy McGuffie, tha se decentralizimi është një proces që i përket qeverisë së Kosovës dhe mbështetet nga ICO-ja. "Ky proces është një mundësi e mirë për reforma gjithëpërfshirëse, nga të cilat do të përfitojnë të gjithë qytetarët e Kosovës", tha McGuffie.
Ministri serb për Kosovën, Goran Bogdanoviç, ka deklaruar se Beogradi nuk e pranon decentralizimin sipas Planit të Ahtisaarit, por do të pranonte të përfshihej në këtë process duke marrë parasysh rëndësinë që ka për serbët e Kosovës, nëse do të caktohej një ndërmjetës neutral ndërkombëtar.