Limaj: Autostrada Vërmicë – Merdar, sipas standardeve evropiane
Vërmicë – Merdar, sipas standardeve
Prishtinë - Autostrada Vërmicë - Merdar do të realizohet sipas standardeve evropiane dhe ndërkombëtare dhe me transparencë të plotë, tha kryesuesi i Komitetit Ndërministror për këtë autostradë, ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, pas takimit të sotëm të këtij komiteti, ku mori pjesë edhe përfaqësuesi i Bankës Botërore në Prishtinë, Ranxhit Najak.
Komiteti ndërministror i autostradës Vërmicë-Merdar është duke punuar ngushtë me ekspertët e Bankës Botërore për analizimin e projektit dhe gjetjen e formave të financimit. Kështu tha kryesuesi i këtij Komiteti, ministri i transportit dhe postë-telekomunikacionit, Fatmir Limaj, pas takimit të sotëm.
“Qëllimi është që me asistencën e Bankës Botërore të garantojmë një proces transparent, të garantojmë standarde ndërkombëtare dhe sipas asaj që i parasheh BB për fillimin e projektit madh, autostradës”, ka thënë ministri Limaj. Ministri Limaj tha se aktualisht janë duke shqyrtuar mënyrat e financimit të autostradës, pasi buxheti i Kosovës nuk është i mjaftueshëm për realizimin e një projekti kaq të madh dhe të kushtueshëm.
Por, Limaj nuk saktësoi kohën e fillimit të projektit, duke thënë se kjo çështje është mjaft e ndërlikuar dhe varet shumë edhe nga gjetja e fondeve. Përfaqësuesi i Bankës Botërore në Prishtinë, Ranxhit Najak, premtoi se Banka Botërore do të vazhdojë të punojë ngushtë me ministrinë dhe ta mbështesin realizimin e këtij projekti të madh.
“Mendoj se gjëja e parë që duhet bërë është krijimi i një modeli financiar, mbi të cilin parashihet të ndërtohet projekti.
Njëherë duhet të vendosim rreth politikës dhe modelit, e pastaj mund të hulumtojmë fondet dhe se sa do të kushtojë. Këto vendime duhet të merren brenda një kohe të shkurtër dhe ne do të punojmë ngushtë me ministrinë”, ka thënë përfaqësuesi i Bankës Botërore, Ranxhik Najak.
Ekspertët e Bankës Botërore dhe të ministrisë janë duke punuar ngushtë edhe rreth përllogaritjes së kostos së projektit, që sipas një studimi të mëhershëm ka qenë mbi 600 milionë euro. Ndërkohë, me Ligjin mbi shpronësimin, ka filluar shpronësimi i tokave përgjatë autostradës, e cila parashihet të kalojë në tetë komuna, në gjatësi prej 118 kilometrash, dhe me asfalt do të mbulohen 1062 hektarë tokë. Korridori, në të cilin parashikohet të kalojë autostrada Vërmicë - Merdar, është shpallur zonë e interesit të veçantë nga Kuvendi i Kosovës. (rtk/start)