Iran, centrali bërthamor i Bushehrit aktivizohet në gusht
Centrali i parë bërthamor iranian, i ndërtuar nga rusët në Bushehr, do të fillojë aktivitetin operacional në muajin gusht, pavarësisht nga sanksionet e mundshme kundër Teheranit për programin e tij bërthamor.
Lajmi bëhet i ditur agjencitë ruse të lajmeve të cilat cituan Sergei Kirienkon, shefin e agjencisë federale ruse për energjinë bërthamore (Rosatom).
''Sanksionet që po diskutohen kundër Iranit nuk kanë lidhje me Bushehrin'', tha Kirienko duke shtuar se është e qartë për të gjithë se Bushehri nuk përbën një kërcënim. Data e fillimit të punës nga ana e këtij centrali u shty disa herë, zyrtarisht për arsye teknike dhe financiare, por mund të kenë qenë dhe ndërhyrja e fuqive perëndimore, sipas media ruse.