Hiri vullkanik shkakton probleme në trafikun ajror europian(Video)

Shërbimet për trafik ajror kanë thënë se asnjë fluturim nuk do të lejohet nga hapësira britanike gjersa të hiqet frika për dëmtime të motorëve të aeroplanit nga kjo re.
Ndalimet janë bërë pasi “Met Office” ka tërhequr vërejtjen se një re pluhuri mund të prishë motorët e aeroplanit.
Pasagjerëve iu është ndaluar të udhëtojnë edhe në vijat ajrore për Norvegji, Suedi, Finlandë dhe Danimarkë.
Ata janë këshilluar që të marrin këshilla para se të bëjnë ndonjë udhëtim për vende të tjera.
Ekspertët kanë tërhequr vërejtjen se gurë të vegjël qelqi dhe zalli që kanë këto re pluhuri janë të mjaftueshme për ta shkatërruar një motor të aeroplanit.
Një pasagjer i Glasgowt i ka thënë BBC-së: “Kam menduar se do të shkoj në Lanzarote. Kemi pasur të udhëtojmë në ora tre. Por tani kemi vendosur që të kthehemi më mirë në shtëpi sesa ta bëjmë udhëtimin”.
Disa të tjerë kanë vendosur që të udhëtojnë me tren, me linjën “East Coast” nga Londra në Newcastle deri në Edinburgh.
Vija ajrore e agjencisë “Ryanair” ka thënë se asnjë fluturimi për në Britani nuk është bërë të enjten dhe priten edhe shtyrje të tjera gjatë ditës së premte.
Zëdhënësi i NATS tha: “Qendra për këshilla mbi retë e pluhurit vullkanik ka lansuar një këshillë që thotë se nga erupsioni vullkanik në Islandë një hapësirë me re pluhuri vullkanik ka përfshirë Evropën. NATS është duke punuar me Eurokontroll dhe kolegët e tjerë për navigacion dhe mbikëqyrje të ajrit në Evropë për të marrë vendime që të lejojnë apo jo udhëtimet e udhëtarëve”.
Trupa për shpëtim të hapësirës ajrore evropiane, “Eurocontrol”, tha se një re me pluhur është ngritur në një hapësirë prej 55000 metrash katrorë dhe ka prekur tërë Britaninë veriore dhe Skocinë.
Asistenti dhe shefi i operimeve për fluturime në Britani, Brian Flynn, ka thënë për BBC se “ajo është duke shkuar në drejtim të Holandës dhe Belgjikës dhe do të humbet shumë shpejt intensitetin e saj për shkak të ndryshimeve klimatike”. “Por, ne nuk e dimë se sa do të zgjatë ajo”.
Parashikuesi i motit nga “Met Office”, Philip Avery tha se reja mund të marrë disa ditë që të zhduket. “Ajo tashmë duket dhe do të zgjatë edhe pak nëpër ishujt Faro por duket se reja është duke shkuar më shumë në drejtim të jugut. NATS ka arsye që të shqetësohet për këtë, sepse në vitin 1982 një aeroplan britanik kishte humbur katër motorë për shkak të pluhurit të reve vullkanike”.
Një incident i këtillë kishte ndodhur edhe më 15 dhjetor të vitit 1989, kur aeroplani me shifrën “KLM Flight 867” dhe një tjetër me shifrën B747-400 që ateronin nga Amsterdami në Anchorage dhe Alaska, ishin futur në re të pluhurit vullkanik në vendin e quajtur “Mount Redoubt” dhe katër motorët e tyre ishin ndalur.
Pasi aeroplani kishte dalë nga reja, skuadra e aeroplanit kishte arritur që të ristartonte gjithsecilin motor dhe pastaj të bëjë një aterrim në Anchorage, por aeroplani ishte dëmtuar i tëri.
“Pasagjerëve që kanë dashur të udhëtojnë sot, iu është kërkuar që të kontaktojnë agjencitë e tyre për të marrë informata shtesë për rrezikun”, ka thënë një zëdhënës i aeroportit britanik.
Erupsioni i kësaj reje vullkanike ka ndodhur në zonën Eyjafjallajoekull të Islandës dhe është vullkani i dytë më i madh që ndodh në këtë vend brenda një muaji.