Arrestohet aksioneri i Partizanit Paro Laci
TIRANE- Arrestohet aksioneri i Partizanit Paro Laçi. Seksioni i krimit kundër jetës dhe shëndetit në Komisariatin 2 të Tiranës, i ka vënë prangat njeriut që për 4 muaj mbajti detyrën e administratorit të klubit të kuq. Arrestimi ka ardhur pas denoncimit të kryer nga futbollisti Sokol Ishka, i cili e ka akuzuar Laçin për dëmtime të tjera me dashje dhe heqje të paligjshme të lirisë. Gjithçka ka ndodhur dy ditët e fundit, kur Paro Laçi, pasi i ka kontrolluar telefonin, e ka akuzuar futbollistin Ishka se ka tentuar të shesë ndeshjen me Elbasanin, e cila u luajt ditën e martë në stadiumin Selman Stërmasi dhe u fitua 1-0 nga skuadra e Partizanit. Në denoncimin e tij, lojtari ka shkruar se është marrë me një makinë nga disa persona dhe është çuar në Durrës, ku është mbajtur në një hotel. Pas kësaj, Laçi është paraqitur vetë në polici ku do të përgjigjet për dy akuzat.
Përparim Laçi erdhi si aksioner i Partizanit në muajin janar të këtij viti dhe deri më 13 prill, pra dy ditë më parë, mbajti detyrën e administratorit të klubit. Përplasjet e vazhdueshme me presidentin Albert Xhani, bënë që ky i fundit ta shkarkonte nga pozicioni i administratorit, duke u zgjedhur vetë në këtë post.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)