Gordon:Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme
Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme. Kështu ka deklaruar ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për çështje evropiane dhe evroaziatike Philip Gordon në debatin e nënkomitetit të Senatit për punë të jashtme i titulluar si "punë e papërfunduar në Evropën Juglindore, mundësi dhe sfida në Ballkanin Perëndimor".
"I bëjmë thirrje Beogradit të gjejë mënyrë të bashkëpunojë për çështje konkrete humanitare të Kosovës të cilat do të ndihmonin bashkësitë serbe ta përmirësojnë kualitetin e jetesës", theksoi Gordon.
Ndihmës-sekretari Gorodon theksoi se Serbia ka qeveri demokratike proevropiane e cila pretendon në qeverisjen e së drejtës dhe reformave tregtare si dhe zhvillimin e marrëdhënieve me fqinjët "me përjashtim të Kosovës".