E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadiç: KE të mbetet asnjëanëse ndaj statusit të Kosovës

BEOGRAD- Serbia pret nga Këshilli i Evropës të mbetet asnjëanëse ndaj statusit të Kosovës dhe të vazhdojë rolin e saj mbrojtës ndaj qendrave historike e kulturore serbe në Kosovë.

Deklarata e presidentit serb, Boris Tadiç u bë gjatë takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Thorbjorn Jagland.

Jagland gjendet për vizitë disa ditore në Serbi, ku po takohet dhe me zyrtarë të tjerë të lartë.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›