Gjykata: Holanda, përgjegjëse për tre vrasje në Srebrenicë

Një gjykatë e apelit në Holandë sot ka publikuar vendimin sipas të cilit ky shtet është përgjegjës për vrasjen e tre myslimanëve në Bosnjë, gjatë masakrës në Srebrenicë në vitin 1995.
Gjykata ka deklaruar se qeveria e Holandës është përgjegjëse për vrasje, pasi paqeruajtësit holandezë të vendosur atje nuk duhej t`i dorëzonin robërit tek forcat serbe të Bosnjës.
Gjykata ka urdhëruar që familjeve të viktimave t`u paguhet kompenzim. Srebrencia ishte “bazë e sigurt” e deklaruar nga Kombet e Bashkuara, nën mbrojtje të paqeruajtësve holandezë, kur serbët e Bosnjës e kishin bastisur qytetin dhe në mënyrë sistematike kishin vrarë afro 8 mijë djem e burra myslimanë.
Qeveria e Holandës thotë se ushtarët e saj ishin braktisur nga OKB-ja gjatë incidentit. Vëzhguesit thonë se vendimi mund të ndikoj që edhe viktimat e tjera të kërkojnë kompenzim nga Holanda.