Iran, do të shqyrtohen 646 ankesa rreth zgjedhjeve
Organi më i lartë legjislativ në Iran vendosi të shqyrtojë 646 ankesa të opozitës rreth zgjedhjeve, ndërkohë që ajo zhvilloi dje një tubim “zie” për 7 personat e vrarë gjatë protestave. Këshilli i Kujdestarëve ka ftuar Mir Hosein Musavin, Mehdi Karroubin dhe Mohsen Rezain në një takim të shtunën për të diskutuar ankesat. Në Teheran mijera vetë të veshur me rroba të zeza dhe duke mbajtur qirinj të ndezur janë mbledhur në sheshin në jug të kryeqytetit, Teheran në protestën më të fundit kundër rezultatit të zgjedhjeve presidenciale të premtës së kaluar. Kjo pason thirjet më të fundit të sfiduesit presidencial, Mir Hosein Musavi për të dalur në një tubim për t'u bërë homazh personave të vrarë gjatë protestave të mëhershme. Protestuesit janë këshilluar që të qëndrojnë bashkë për t’u mbrojtur më mirë. Ata thonë se skuadra militantësh pro qeverisë gjithashtu do të dalin për të protestuar. Udhëheqësi i opozitës, Mir Hosen Mousavi ka bërë thirrje për lirimin e një grupi gjithnjë në rritje të zyrtarëve të opozites dhe të protestuesve të arrestuar. Ndërkohë është njoftuar se ka patur arrestime të reja të figurave të larta të opozitës, përfshirë edhe ish ministrin e jashtëm Ibrahim Jazdi i cili ishte shndërruar kohët në një kritik të qeverisë.
19 Qershor 2009