KLD-ja nis vlerësimin e gjyqtarëve, ja formulari që do të plotësohet
Të dhënat që kërkohen për secilin dhe më pas krijimi i dosjes personale. Procesi tashmë ka nisur, do të aplikohet nga të gjitha gjykatat e shkallës së parë të vendit
Laureta Rryçi
Tiranë - Këshilli i Lartë i Drejtësisë nis vlerësimin e të gjithë gjyqtarëve që janë në Gjykatat e Shkallës së Parë. Me ndryshimin e disa kritereve në sistemin e vlerësimit tashmë ka nisur procesi për plotësimin e formularëve. Burime zyrtare pranë këtij këshilli shpjeguan posaçërisht për gazetën “Albania” se proces do të aplikohet në të gjitha gjykatat e shkallës së parë për të krijuar më pas një dosje personale për të gjithë trupën e gjyqtarëve. Të dhënat e dosjet do të luajnë rol vendimtar për karrierën e gjyqtarëve të cilët do kandidojnë për në gjykatat me të larta. Sipas ndryshimeve që u bënë në sistemin e vlerësimit një nga ndryshimet kishte të bënte me kohën që i është lënë gjyqtarit për të shqyrtuar një çështje. Në numrin e sotëm po botohet formulari që do të plotësohet për gjyqtarët. Ky formular është i shoqëruar edhe me disa fletë të tjera me tabela në të cilat gjyqtarët do t’i plotësojnë me të dhënat mbi numrin e çështjeve, masave të sigurisë, afatit kohor që iu është dashur për një proces civil etj. Të njëjtat burime shpjeguan se vlerësimi i punës së gjyqtarit do të kryhet duke vlerësuar të gjithë elementët e procesit të tij të punës. Ky vlerësim do të përgatitet në formë përshkruese dhe statistikore nga Inspektorati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe do të bëhet nga vetë ky i fundit.
Ndryshimet
Me vendimin e fundit të KLD-së, sistemi i Vlerësimit përcaktoi se ky proces do të zhvillohej në tre faza. Faza e parë kishte të bënte me vetëvlerësimin e gjyqtarit dhe vlerësimin e kryetarit të gjykatës, të ndjekur nga vlerësimi i kryetarit të gjykatës së apelit. Faza e dytë: Projekt-akti i vlerësimit paraprak dhe përfundimtar nga Inspektorati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Faza e tretë: Akti i vlerësimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Për mundësimin e vlerësimit, pranë çdo gjykate, kancelari do të ngarkojë një ose disa punonjës të administratës/sekretarisë gjyqësore, që janë përgjegjës për përpilimin dhe garantimin e vërtetësisë të të dhënave të paraqitura në tabela statistikore. Në këto tabela do të jenë të fiksuara për çdo gjyqtar: numri i çështjeve të gjykuara prej tij si relator, numri i çështjeve ku ai ka marrë pjesë si anëtar i trupit gjykues, numri i çështjeve të gjykuara tej afateve standarde të përcaktuara nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, numri i çështjeve të ankimuara në gjykatat më të larta. Në tabelën statistikore do të jenë llogaritur në përqindje: numri i çështjeve të cenuara nga gjykatat më të larta (duke specifikuar çështjet e prishura dhe ato me vendime të ndryshuara) në raport me numrin e çështjeve të ankimuara, si edhe numri i çështjeve të gjykuara tej afatit standard e krahasuar me numrin e çështjeve që ka gjykuar gjyqtari si relator
Vetëvlerësimi
Pasi të njihet me vlerësimin e kryetarit, gjyqtari ka të drejtë të kryejë një vlerësim profesional dhe etik të punës së tij nëpërmjet një akti të shkruar, sipas formularit, pjesë përbërëse e këtij Sistemi, me anë të së cilit të përshkruajë veprimtarinë e tij, të bëjë një vlerësim të përgjithshëm të saj dhe të shprehet mbi secilën aftësi. Të drejtën për vetëvlerësim e kanë edhe kryetarët e gjykatave. Vetëvlerësimi i gjyqtarit do të kryhet brenda 3 (tre) ditësh nga momenti i njohjes me tabelat statistikore, me vendimet e prishura nga gjykatat më të larta dhe me vlerësimin e kryetarit të gjykatës, duke u depozituar pranë këtij të fundit. Vetëvlerësimi i kryetarit të gjykatës së shkallës së parë apo i kryetarit të gjykatës së apelit kryhet brenda 3 (tre) ditësh nga momenti i njohjes me tabelat statistikore, me vendimet e prishura nga gjykatat më të larta dhe me vlerësimin e bërë respektivisht nga kryetari i gjykatës së apelit, në juridiksionin e të cilës ushtron funksionin kryetari i gjykatës së shkallës së parë apo nga kryetari i Gjykatës së Lartë. Në çdo rast, vetëvlerësimi i gjyqtarit të gjykatës së shkallës së parë, i gjyqtarit të gjykatës së apelit, i kryetarit të gjykatës së shkallës së parë ose i kryetarit të gjykatës së apelit, shoqërohet me vendimet e përzgjedhura nga vetë ata në përputhje me përcaktimin e bërë në nenin 27, pika 1, germa “b”, të këtij Sistemi, si dhe kur është rasti, me aktet që provojnë të dhënat e prezantuara në përshkrimin e veprimtarisë së tij.
Për vlerësimin e gjyqtarit do të përdoren:
Të dhënat që dalin nga dosjet gjyqësore që u përkasin 20 deri në 30 vendimeve të gjyqtarit, të përzgjedhura me short nga Inspektorati;
10 vendime të prezantuara nga vetë gjyqtari;
Vendimet e gjyqtarit, të prishura nga gjykatat më të larta;
Të dhënat që dalin nga dosjet gjyqësore që u përkasin çështjeve të gjykuara nga gjyqtari tej afateve kohore të përcaktuara në dispozitat pjesë përbërëse të këtij Sistemi;
Të dhënat e rezultuara nga verifikimi i ankesave;
Të dhënat e rezultuara nga inspektimi i gjyqtarit apo gjykatës.
19 Qershor 2009