E Diel, 1 Nëntor 2026

Roja: Vrava pronarin se më keqtrajtonte



DURRËS- “E vrava sepse më keqtrajtonte”, kështu mësohet të ketë thënë gjatë dëshmisë së tij në polici 46-vjeçari Halil Buletini, i cili vrau pak pas mesnatës së të martës biznesmenin Pajtim Selmani, në kompleksin e tij të vilave në fshatin Qerret të Kavajës. Autori ishte banor i fshatit Qerret dhe prej 8 vitesh kishte punuar si roje pranë vilave të fshatit turistik, ku një prej pronarëve ishte viktima Selmani. Sipas burimeve në komisariatin e Kavajës, mësohet se Buletini ka deklaruar se kishte pasur probleme me pronarin e kompleksit, pasi ai e keqtrajtonte. Policia thotë se 46-vjeçari mund ta ketë kryer vrasjen në kushte të rënda të tronditjes psikike dhe për këtë është kërkuar një ekspertim mjekoligjor i gjendjes së tij mendore. Policia bëri të ditur ditën e djeshme, se viktima Pajtim Selmani është qëlluar 18 herë me thika nga 46-vjeçari Halil Buletini. Viktima është dërguar menjëherë në spitalin rajonal, por për shkak të numrit të madh të plagëve, ai ka ndërruar jetë.

Përrenjas, rezulton e zhdukur prej 24 orësh nëna e 6 fëmijëve

LIBRAZHD - Një grua e moshës 36-vjeçare, banore në fshatin Katjel të komunës Rrajcë në Përrenjas rezulton e zhdukur nda dje ne mëngjes. Bashkëshorti i saj ka bërë denoncimin sot në mëngjes në policinë e Përrenjasit ku ka njoftuar se Bukurie Kaja 36 vjeç, nënë e 6 fëmijëve nuk është kthyer në shtëpi që dje në mëngjes. Bashkëshorti pohon se ajo është larguar nga banesa bashkë me fëmijët e saj. Bashkëshorti i saj deklaron se prej dy ditësh nuk di asgjë për vendndodhjen e tyre. Policia e sinjalizuar për zhdukjen e Kajës ka nisur hetimet. Burime nga policia lokale bene te ditur se efektivet po kërkojnë në gjithë zonën dhe po merr në pyetje njerëz që mund ta kenë parë atë për herë të fundit.

19 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›