E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit, përcaktohen kutitë dhe fletët e votimit

KQZ vendos - votat do të numërohen në prani të 385 kamerave


TIRANE - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë mbledhjes së djeshme ka vendosur që procesi i numërimit të votave në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit, do të kryhet për të parën herë në praninë e 385 kamerave. Gjatë shqyrtimit që iu bë kësaj çështjeje nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, u dol në përfundimin se detyrohet me ligj vendosja e kamerave në të ashtuquajturat VNV( vende të numërimit të votave).  Do të jenë 385 kamera që do të vendosen në 385 vendet e numërimit të votave, të shpërndara në të gjithë vendin. Sipas KQZ-së vendi i numërimit të votave do të jetë funksional 40 ditë para zgjedhjeve të qershorit.  KQZ miratoi edhe modelin e fletës dhe kutisë së votimit për në zgjedhjet e 28 qershorit, të cilat do të jenë ato të zgjedhjeve lokale të vitit 2007, risia është se fletët e votimit do të kenë kode të reja sigurie. Në bazë të Kodit Zgjedhor, në çdo VNV ngrihen jo më pak se 5 dhe jo më shumë se 10 tavolina numërimi. Nga përllogaritjet e bëra, në të 66 VNV-të do të duhet të ngrihen 385 tavolina numërimi.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›