E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza,Xhufi:Të merren masa

Tiranë -Ne vërejmë me shqetësim të madh që Qeveria shqiptare po ecën në drejtim të kundërt me drejtimin që po ecin të gjithë qeveritë e vendeve të qytetëruara në kushtet e krizës globale-kështu deklaroi sot nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Pëllumb Xhufi. Gjatë një konference për shtyp, Xhufi theksoi se qeveria Berisha, në kundërshtim të plotë me rekomandimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bankës së Shqipërisë, po rrit në mënyrë shqetësuese shpenzimet jo produktive për qëllime elektorale.“Pra, njerëzit duhet të informohen, njerëzit janë të interesuar të rriten pagat dhe pensionet në muajin maj, por duan të dinë dhe se çdo të ndodhë dhe në muajin Qershor, Korrik dhe në muajt që vijnë prapa”-u shpreh nënkryetari i LSI-së.

Lëvizja Socialiste për Integrim insiston me forcë të deklarojë se rreziqet sot, në kushtet e krizës ekonomike globale, janë të shumëfishta. Nuk është vetëm inflacioni, siç do të thotë zoti kryeministër, por është dhe deflacioni, është dhe reduktimi i parasë në treg apo ulja e blerjeve, të cilat pasohen nga mbyllja e biznesve, nga papunësia dhe nga rritja e varfërisë.

Në emër të LSI-së, ai i ka kërkuar qeverisë që të bashkohet me konceptin e vendeve të qytetëruara si dhe politikave të koordinuara që janë përcaktuar edhe në samitin e fundit të G20 në Londër, dhe të mos vazhdojë të ecë më kundër rrymës.Xhufi tha se qeveria shqiptare deri tani nuk ka bërë asgjë, për sa i përket marrjes së masave ndaj krizës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›