Çuli kandidon në Përmet
Tiranë -Kryetari i Partisë Socialdemokrate Skënder Gjinushi ka prezantuar në Përmet kandidaten në këtë zonë Diana Çulin. Gjinushi ka zhvilluar takime me strukturat e partisë në këtë rreth, ku ka bërë një ekspoze të gjendjes të rënduar ekonomike në vend dhe masat e menjëhershme që duhet të marrë qeveria për lehtësimin e efekteve të krizës që ka prekur të gjithë Shqipërinë. Gjinushi tha se “Berisha nuk kujdeset për problemet e popullit , por trumbeton se nuk ka krizë për shqiptarët , duke mos marrë asnjë masë konkrete për lehtësim e situatës’’.