E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iran, gjykohen 10 manifestues të tjerë

Dhjetë persona të tjerë u paraqitën sot përpara gjykatës revolucionare të Teheranit, për t'iu nënshtruar një procesi me dyer të mbyllura për pjesëmarrjen e tyre në "incidente që pasuan zgjedhjet presidenciale" të 12 qershor, njoftoi një zyrtar i drejtësisë, i cili preferoi të mbetej anonim, i cituar nga agjencia ISNA."Këtë mëngjes, 10 të akuzuar të tjerë janë gjykuar me dyer të mbyllura nga gjykata revolucionare e Teheranit", deklaroi ky zyrtar."Aktakuza u lexua për secilin prej tyre. Nuk ka asnjë personalitet politik të njohur mes këtyre personave të cilët janë arrestuar gjatë trazirave në rrugë", shtoi ai.
Gazeta revolucionare e Teheranit filloi që dje gjykimin e rreth 100 personave, ndër të cilët disa personalitete të kampit reformator, për pjesëmarrjen në lëvizjen kontestuese të fitores së presidentit Mahmud Ahmadinexhad në zgjedhjet presidenciale të 12 qershorit.
Të ndjekur penalisht sidomos për trazira në rendin publik dhe cënim të sigurisë kombëtare, të akuzuarit rrezikojnë të dënohen deri me pesë vjet burg, njofton agjencia Fars. Nëse përveç këtyre ata shpallen fajtorë si "mohareb" (armiq të Zotit), ata rrezikojnë dënimin me vdekje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›