Venezuelë, qeveria ndërpret transmetimet e radios "CNB"
Qeveria Venezueliane detyroi stacionin e radios në Caracas "CNB", që të mos transmetojë. 33 stacioneve të tjera gjithashtu u është thënë se duhet të ndalin transmetimet pasi nuk janë në përputhje me rregulloren e licensimit.
Qindra punonjës të "CNB" dhe kundërshtarë të qeverisë u mblodhën për të protestuar urdhërin të dhënë në orët e para të mëngjesit.
JJ Bartolomeo, zëdhëndëspresidenti i Marrëdhënieve Publike në "CNB" tha se ky është një sulm ndaj mediave private nga qeveria e majtë
" Ne nuk presim asgjë nga kjo masë. Kjo është një masë e paligjshme, një masë që sulmon lirinë. Nuk është një masë ligjore por politike dhe ne jemi këtu për të luftuar. Ne do të vazhdojmë të vijmë më zërat tanë në shtëpinë e çdo venezueliani që ka ndjekur CNB gjatë këtyre vjetëve", tha Bartolomeo.
Vendimi është një përpjekje nga Presidneti Hugo Chavez për t'i bërë transmetimet më demokratike si pjesë e platformës së tij socilaiste.
Qeveria ka luajtur një rol në rritje në mediat venezueliane, duke zgjeruar stacionet publike të pronësuara, por kritikët thonë se kjo linjë veprimi është projektuar për të heshtur zërat kundërshtuese ndaj Chavez.