E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raul Kastro: Nuk ndryshojmë sistemin komunist të Kubës

Gjatë një fjalimi në Asamblenë Kombëtare të Kubës, Kastro u shpreh se SHBA-ja nën drejtimin e presidentit Barak Obama është më pak "agresive" drejt Kubës, por shprehu irritimin në lidhje me deklaratat e përsëritura të Sekretares amerikane të Shtetit, Hilari Klinton ku ajo shprehej se në Uashington presin që Havana të ndryshojë qëndrimin në shkëmbim të marrëdhënieve më të mira.
    
"Duhet të them, me gjithë respektin për zonjën Klinton, se nuk jam zgjedhur president për të rikthyer kapitalizmin në Kubë dhe as të heq dorë nga revolucioni", u shpreh Kastro, i cili pasoi vëllanë e tij Fidel Kastro në postin e presidentit vitin e kaluar.
    
"Jam zgjedhur për të mbrojtur, ruajtur dhe vazhduar përmirësimin e rendit socialist, jo ta shkatërroj atë", shtoi ai, duke nxitur ovacione të forta nga anëtarët e asamblesë, pjesa më e madhe e të cilëve janë anëtarë të Partisë Komuniste.
    
"Jemi të gatshëm të bisedojmë për të gjitha çështjet, por jo të negociojmë sistemin tonë politik dhe social", theksoi Kastro.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›