E Diel, 1 Nëntor 2026

Iran, mbi 28 të vdekur nga përplasja e autobusit

Teheran - Të paktën 28 persona mbetën të vdekur nga përplasja e një autobusi me një ndërtesë në një provincë të Iranit. Lajmin e publikon radioja shtetërore, e cila citon një zyrtar të policisë lokale. Nga aksidenti mësohet të kenë mbetur të plagosur edhe 9 persona të tjerë.

Shkaku i aksidentit mendohet të ketë qenë një defekt mekanik, i cili nuk është shmangur dot si pasojë e shpejtësisë së madhe. Autobusi u përplas në provincën Ilam, afër kufirit me Irakun.

"Pasagjerët po udhëtonin drejt Irakut për të vizituar disa faltore dhe vende të shenjta. Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital", deklaroi zyrtari i policisë.

Irani ka përqindjen më të lartë të vdekjeve nga aksidentet rrugore. Më tepër se 26 mijë persona humbën jetën në aksidentet rrugore gjatë një periudhe njëvjeçare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›