E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Të krijohen kushte për lëvizjen e qytetarëve të Kosovës

Prishtinë -Partia e Drejtësisë kërkoi një angazhim më të shtuar të Qeverisë dhe të institucioneve ndërkombëtare të instaluara në Kosovë për krijimin e kushteve për lëvizje të lirë të kosovarëve në vendet e BE-së, duke liberalizuar regjimin e dhënies së vizave. “Integrimi i Republikës së Kosovës në Bashkësinë Evropiane duhet të fillojë para së gjithash me integrimin e qytetarëve të saj në rrjedhat e lëvizjes së lirë brenda hapësirës evropiane. Jemi dëshmitarë se institucionet e Kosovës në këtë aspekt janë duke bërë shumë pak ose aspak, përkundër faktit se në rrethanat e krizës aktuale ekonomike, të papunësisë dhe të varfërisë në vend, kjo është çështje me interes të lartë shtetëror”-thuhet në një deklaratë nga kjo parti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›