E Shtunë, 31 Tetor 2026

"General Motors", në prag falimentimi

Kompania gjigante amerikane, "General Motors", mund të ndjekë së shpejti shembullin e "Chrysler", duke shpallur falimentimin nën mbrojtjen e shtetit. Megjithatë analistët mendojnë se procesi nuk do të jetë i lehtë për asnjërën nga kompanitë. Një ekspert i departamentit amerikan të falimentimeve theksoi se "Falimenti mund të jetë vërtet opsioni më i mirë për të ristrukturuar ‘General Motors‘, por kompania ka përmasa shumë të mëdha, operacionet e saj janë tepër komplekse dhe palët që kanë interesa, janë të panumërta".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›