Sarkozi zbraz zemërimin mbi prefektin dhe një polic
Në kohë krizash ekonomike e ku pakënaqësitë rriten pa pushim, është e arsyeshme që manifestimet e grevat të kenë në shënjestër qeverinë. Ndërsa në Francë shënjestra është Nikolas Sarkozi, duke qenë se shfaqet në vijën e parë në cilësinë e të gjithëpushtetshmit që zgjidh gjithçka - ndonjëherë i përmbush premtimet e ndonjëherë zhgënjen. Por presidentit energjik nuk i pëlqejnë fërshëllimat, veçanërisht kur i drejtohen atij personalisht. Kështu, nëse dëgjohen fërshëllima, pasojat bien mbi përgjegjësit e rendit publik, megjithëse e kanë shumë të vështirë t‘i mbajnë manifestuesit larg Presidentit.
Është rasti i prefektit të Manshesë, Zhan Sharbonua, dhe të drejtorit rajonal të policisë, Filip Burgo, të cilët u pushuan nga puna pas një manifestimi më 12 janar, ku morën pjesë 3 mijë vetë e ku nuk u kursyen fërshëllimat e kontestimet ndaj Presidentit. Atë ditë Sarkozi shoqërohej nga ministri i Edukimit Publik, ndërkohë që mes manifestuese gjendeshin shumë studentë.
Sindikata policore e denoncoi vendimin e Sarkozisë si të tepruar, duke parë se gjatë manifestimit nuk u regjistruan incidente të vërteta. Por zërave kritikë u janë shtuar edhe ata të deputetëve të mazhorancës. Deputeti Filip Goselin tha për "Libération": "Nuk kemi parë aq shumë manifestues në 20 vitet e fundit. Presidenti u nervozua pas fërshëllimave. Por zëvendësimi i prefektit është sinjal shumë i keq, aq më tepër që manifestimi qe paqësor". Të njëjtin qëndrim mban edhe një deputet tjetër, Zhan Fransua Legrand: "Është skandaloze që përfaqësuesit e shtetit të hidhen tej si të qenë lecka të përdorura. Mes të tjerash bëhej fjalë për një funksionar shumë të aftë e pa asnjë përgjegjësi në këtë çështje. Janë praktika të kohëve të dikurshme", i cili i bashkohet një publicisti francez që i atribuon Sarkozisë sjellje "bonapartiste".
"Elizeja" minimizon duke sqaruar se pushimi i prefektit nuk ka lidhje me manifestimin ku u dëgjuan fërshëllimat. Megjithatë, ministri i Punëve të Brendshme, Mishel Alua Mari, tha se qenë vërejtur "gabime" në kuadrin e garantimit të sigurisë së Presidentit.
Irritimi i Presidentit mund të lidhet natyrshëm edhe me rëndësinë e manifestimeve të së enjtes së shkuar, gjatë grevës së përgjithshme. Është evident shqetësimi për përkeqësimin e klimës shoqërore, në një çast kur nuk duket të ekzistojë ndonjë formulë magjike për t‘i bërë ballë krizës globale.