Iran, rrëzohetavioni me 105pasagjerë në bord
TEHERAN- Një tragjedi ajrore ka ndodhur sot në Iran kur një avion me 105 pasagjerë është rrëzuar duke shkaktuar mjaft viktima. Aksidenti ka ndodhur sipas mediave iraniane në veri-perëndim të Iranit në afërsi të qytetit Orumiyeh dhe shkak i rrëzimit të tij dyshohet të ketë qenë moti i keq.
Agjencia e lajmeve, FARS njofton se avioni me 105 pasagjerë dhe anëtarët e bordit, ishte nisur nga Teherani për në qytetin Orumiyeh. FARS njofton gjithashtu se aksidentit tragjik i kanë mbijetuar të paktën 50 pasagjerë.
Informacionet janë ende të pakta dhe kontradiktore, ndërkohë që disa burime thonë se numri i pasagjerëve shkon në 156.
(m.a/News24/BalkanWeb)