Maqedoni, mjegulla mbyll aeroportin në Shkup
SHKUP - Pothuajse të gjitha fluturimet dhe uljet e parashikuara të avionëve në aeroportin "Aleksandri i Madh" në Shkup u anuluan sot për shkak të mjegullës së dendur.
''Në mëngjes, në orën 08:00 ka fluturuar vetëm një aeroplan për në Zyrih. Janë anuluar fluturimet për në Vjenë, Budapest, Zagreb, Beograd, Podgoricë dhe Bursë'', thanë burime aeroportuale.
Mjegulla nuk mundësoi sot as uljen e aeroplanëve nga Budapesti, Zyrihu, Bursa dhe Vjena. ''Qarkullimi ajror do të normalizohet nëse këtë e lejojnë kushtet e motit'', shtuan burimet.
(d.b/MIA/BalkanWeb)