E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iran, vazhdojnë protestat pro Musavit

Mbështetësit e kreut të opozitës iraniane, Mir Hossein Moussavi, kanë vazhduar sërish me protesta nëpër sheshet e rrugët e vendit ndërsa kanë planifikuar që gjatë orëve të pasdites të së enjtes të marshojnë të veshur me rroba të zeza, në shenjë zie për ata persona që humbën jetën në protestat e dhunshme, që nisën pas dhënies së rezulatateve për zgjedhjet presidenciale. Demonstruesit kanë nisur të grumbullohen në sheshe të mëdha të kryeqytetit iranian për të shënuar ndoshta një nga protestat më të mëdha të ditëve të fundit. Kundërshtari I ahmadinexhadit, Mir Hossein Mousavi, i ka bërë thirrje mbështetësve të opozitës që të mbajnë një ditë zi për nder të tetë personave që u vranë gjatë përleshjeve të ditës së hënë. Musavi dhe ithtarët e tij kërkojnë përsëritjen e zgjedhjeve, të cilat u fituan nga presidenti Ahmadinejad ndërsa vetëm pak ditë më parë u ra dakort për rinumërimin e votave. Musavi I cili deri tani ka mundur të mbajë fjalim vetëm në një tubim, tha se njerëzit duhet të mblidhen në rrugët kryesore apo në xhami dhe se demonstrata e tyre duhet të jetë paqësore. Ai shtoi se manifestimi duhet të zhvillohet në heshtje për të respektuar viktimat por edhe të plagosurit e protestave. Thirrja e Mousavit për veprime të mëtejshme është një mosbindje e hapur ndaj udhëheqësit suprem Ayatollah Ali Khamenei. Lideri suprem u bëri thirrje iranianëve që të qëndrojnë të bashkuar prapa autoriteteve të shtetit islamik. Deri tani protestat u kanë marrë jetën tetë personave, të paktën kështu I nformon televizini Press Tv i financuar nga qeveria. Levizjet anti-qeveritare filluan të shtunën pas fitores se udhëheqësit të linjës së ashpër të Presidentit Mahmoud Ahmadinejad. Nddërkaq protesta të tjera janë zhvilluar edhe në rrugët e ëashingtonit të mërkurën pasdite nga iraninao amerikanet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›