Lagarde thirrje europianëve: Zgjidhni krizën
Megjithëse monedha e përbashkët europiane e ka marrë veten, dhe tregjet e aksioneve janë në një situatë të qëndrueshme shefja e FMN-së Kristine Lagarde iu ka bërë thirrje liderëve europianë të zgjidhin krizën.
Lagarde ka paralajmëruar edhe SHBA-të për bërë më shumë për zgjidhjen e krizës dhe mbi të gjitha për rritjen e numrit të të punësuarve.
Shefja e FMN-së thotë se është shqetësuese fakti se një kriza nuk është zgjidhur ende dhe se rrezikon të përkeqësohet sërish nëse nuk merrren vendimet e duhura.
Për Lagarde duhen sinjale më të forta dhe më të qarta për planet afatgjata të bashkimit monetar nga liderët evropianë, pasi kjo do të rikthente besimin e investitorëve.
Shefja e FMN -së gjithashtu tha se mbështet BQE për vendimi e ndërhyrjes në tregjet kombëtare të bonove sovrane për të ndihmuar vendet si Italia dhe Spanja të cilat janë të angazhuara të rimëkëmbin llogaritë publike dhe refromat. FMN është e gatshme të bëjë pjesën e vet në këtë përballje tha Lagarde.
Sipas FMN rritja botërore për këtë vit do të arrijë në 3,5% dhe 3,9% vitin e ardhshëm.