NATO, Gantar: Sllovenia nuk do të pengojë Kroacinë
Paris-Kryetari i parlamentit slloven, Pavel Gantar deklaroi dje, pas përfundimit të një konference ndërkombëtare dyditore në Paris, se Sllovenia do të ratifikonte procesin e anëtarësimit të Kroacisë në NATO dhe se referendumi në përpjekje për t’u organizuar nga një parti jo parlamentare do të dështonte. ''Mund të konfirmoj se kjo iniciativë nuk do të ketë sukses. Gjatë shtatë ditëve të para (që kur filloi afati 35-ditor) inicuesit e referendumit kanë marrë vetëm 500 firma'', deklaroi Gantar.
"Deri më 26 mars atyre do t'u duhet të mbledhin një total prej 40 000 firmash për të kërkuar më pas zhvillimin e referendumit'', theksoi ai. Deklaratat e mësipërme, Gantar i bëri gjatë një takimi informues me homologun e tij kroat, Luka Bebiç. Dy zyrtarët e lartë ishin në një konference ndërkombëtare dyditore në Paris të kryetarëve të parlamenteve nga vendet anëtare dhe kandidate të BE-së, që përfundoi dje pasdite.